Që kur është emëruar në krye të “IdentiTek”, Loina Prifti i është futur me kokë fondeve të institucionit dhe po abuzon në masë. Gijotina.com ka publikuar disa herë tenderët abuzivë që ajo zhvillon, duke u justifikuar me nevojat e institucionit. Këtë herë tenderi i fundit i ka përfunduar në Komisionin e Prokurimeve Publike, ku një firmë i zbulon skemën abuzuese.
Konkretisht më datën 02.11.2023, është publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike procedura e prokurimit “Procedurë e hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF-86052-11-01- 2023, me objekt: “Shërbim NetëWorku për Transmetimin e të Dhënave midis Zyrës Qendrore dhe Zyrave në Rrethe”, me fond limit 98,201,100 lekë të reja pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar me datë 04.12.2023 nga autoriteti kontraktor, “Identitek”.
Por procedura nuk është zhvilluar për shkak se më datë 10.11.2023, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është administruar ankimi i operatorit ekonomik “Albanian Satellite Communications” SHPK, nëpërmjet të cilit është kërkuar modifikimi i dokumenteve të procedurës së prokurimit. Sepse pretendohet që kriteret e tenderit janë diskriminuese dhe të hartuara vetëm për një kompani të posaçme që mund të jetë paracaktuar si fituese.
Në ankesë sqarohet se në kriteret e tenderit kërkohet linjë backup 4G që do të lidhet përmes 4GE/LTE SFP Router Switch dhe duhet te mundësohen nga ofruesi. Por, sipas denoncuesit ky kriter favorizon vetëm dy firma në vend.
Ç’ka në mënyrë automatike janë përjashtuar nga mundësia për të garuar të gjitha firmat e tjera të interesuar.
“Ky kriter është përjashtues për të gjitha kompanitë, pasi dihet publikisht që vetëm dy kompani janë të licencuara për këtë lloj shërbimi. Ju bëjmë me dije se kemi 10 vite që ofrojmë shërbimin e komunikimit të zyrave të ALEAT sot Itentitek, dhe shërbimi është ofruar nëpërmjet fibrës optike dhe lidhjeve satelitore, ku shërbimi terminohet brenda Shqipërisë, pasi dhe HUB Satelitor është instaluar në ambientet e Albanian Satellite communications, si dhe disponojmë dhe autorizim të posaçëm nga AKEP për ofrimin e këtij shërbimi”, thuhet në dokumente. Ndërsa theksohet se, lidhur me ruterat të cilët kërkohen të ofrohet shërbimi, janë të një marke të vetme, të cilët çojnë në të drejtë ekskluzive dhe paracakton fituesin e kësaj procedure.
Duke kujtuar se ndër vite është përdorur metoda e përhershme, ku kishte edhe më shumë mundësi edhe ofrues. Por, me ardhjen e një kompanie shtetërore dhe emërimin e drejtoreshës së re Loina Prifti shumë gjëra kanë ndryshuar, ama janë ndryshime me ndikim negativ në buxhet. Gijotina.com e paralajmëron Loinën të ketë kujdes me tenderët që firmos, sepse nesër SPAK mund ta marrë nën hetim. Por, ajo vazhdon me taktika të fshehta, që shumë shpejt i dalin zbuluar./Gijotina.com