Ka nisur me përplasje sërish Kuvendi sot. Deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e Parlamentit. Kujtojmë se disa prej tyre janë përjashtuar për shkak të mbledhjes së kaluar, ku hodhën tymuese në sallë dhe anuluan punimet në Kuvend.
Sot ata u penguan nga Garda e Republikës që është bërë gardh në derën kryesore.
“Ku jemi këtu në Kore?- tha Asllan Dogjani, ndërsa Flamur Noka deklaroi: “Thoni Sulltanit që e keni bërë burg. Kështjella e Lindës është?”
Pritet që sot të zhvillohet aksioni opozitar dhe kaosi të vazhdojë sërish në sallën e Kuvendit.