Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta, doli në një konferencë për mediat. Në këtë konferencë Meta shpjegoi edhe arsyet e vendimit se përse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.
Ai gjithashtu ka shtuar se pa caktuar një datë presidenti në Shqipëri nuk do të zhvillohen zgjedhje. Meta ka theksuar se data do të vendoset vetëm pasi të jenë dakordësuar të dyja palët.
Kjo konferencë u mbyll me firmosjen e anulimit të datës së zgjedhjeve nga vetë presidenti.
Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi presidentin nga qyteti i Burrelit se tashmë Meta e ka shkruar fatin e tij për të humbur të drejtën të qëndrojë në zyrë si President.
Kryeministri Rama u shpreh ditën e djeshme:
“Ilir Meta ka shkruar fatin e tij, si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë”.
Ndërsa mëngjesin e sotëm, Meta e ka sfiduar Ramën duke firmosur “live” para mediave dekretin për anulimin e zgjedhjeve.
Meta u shpreh:
“Kjo është mënyra e vetme për kontribuuar për zgjidhjen e krizës ku ndodhet vendit. Ftoj të gjithë aktorët vendas dhe ato ndërkombëtarë, për të vendosur dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila i shërben të ardhmes europiane të vendit”.