Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar së fundmi se shumë gazetarë janë të përfshirë në aplikacion “Sky ECC”.
Kujtojmë se ky aplikacion përdoret në të gjithë botën, ku njerëz të përfshirë në botën e krimit flasin për organizimin dhe aktivitetin e tyre kriminal.
Karamuço është shprehur se ka faksimile të mesazheve që qarkullojnë dhe përdoren nga politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin.
“Gazetarët që nuk kanë vetëm profilin e të bërit lajm, por dhe të bërit lajmin biznes e kanë një adresë të tillë. Ka faksimile që qarkullojnë të mesazheve, madje i kanë dhe politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin. Të infiltruarit duhet të jenë me një autorizim të prokurorit, nuk e bën dot vetë. Kur shtrëmbrohet e vërteta me urdhër të bandave, ky nuk është më lajm.Më ka qëlluar të jem në studio të jem me gazetar që e përdorin këtë aplikacion”, u shpreh eksperti i kriminalistikës.