Rama e ka falur tokën e zonës së mbrojtur të Vojë-Nartës Pacollit si dha leje qe të ndërtohet aeroporti i Vlorës, duke mos marrë parasysh zhdukjen e faunës në atë zonë, pra zhdukjen e flamingove që janë të rralla në vendin tonë.
Kryeministri po përdor “kartën patriotike” që të vjedhi tokat nga jugu (afër Greqisë) e t’ia japi oligarkëve që të ndërtojnë nga restortet gjigande e deri tek aeoroporti.
Këto të gjitha na ndikojnë për keq në anëtarësimin e vendit në BE, por kryeministri duket sikur nuk do t’ia dijë, veçse të zbatojë planin e tij.
Së fundmi, lidhur me lejen për t’u ndërtuar aeroport në Nartë, Konventa e Bernes ka bërë sërish thirrje që qeveria shqiptare të ndalojë punimet në atë zonë.
Kjo kërkesë vjen pasi edhe në shtator është bërë një këkresë e tillë, që sigurisht nuk u mor parasysh nga qeveria më në krye Edi Rama.
Në një njoftim për shtyp organizatat mjedisore të angazhuara në këtë çështje si EuroNatur, EcoAlbania dhe PPNEA, thonë se thirrja e dytë mban parasysh specifikisht faktin që “ndërtimi i aeroportit në ekosistemin delikat vijoi edhe pse Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë kërkoi ndalimin e punës atje tre muaj më parë”.
Konventa i kërkon gjithashtu qeverisë shqiptare që bashkë me organizatat jo qeveritare të mjedisit të ndërmarrë një studim serioz mjedisor të zone dhe sugjeron që të ketë një alternativë të dytë për ndëtimin e aeroportit në një vend tjetër.
“Qeveri shqiptare pretendon që ka prioritet thelbësor procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndjekja e rekomandimeve të Konventës së Bernës e mbështet këtë objektiv, në të kundërt mos zbatimi i këtyre rekomandimev dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk është ndihmues”, citohet në deklaratën për shtyp Zydjon Vorpsi, menaxher projekti pranë PPNEA.