Vrasja e Liridona Murselit tronditi mbarë opinion public në Shqipëri dhe në Kosovë. Sipas njoftimeve të fundit mësohet se burri i saj, Naim Murseli ka bashkëpunuar me autorin e krimit Granit Plava që të vritej e reja.
Policia e Kosovës ka deklaruar se Naim Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Bexhet Pacolli, pasi ju kujtojmë se Naim Murseli ka qenë ish-këshilltar i tij.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Pacolli u shpreh se ky është një krim makabër.
“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.
E përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.
Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.
E pabesueshme dhe e trishtueshme.
Jam ende i shokuar!”, shkruan ai.