Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës, si person i dyshuar në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli.
Ajo u vra pasditen e së mërkurës, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës, teksa ndodhej në veturë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, ish-këshilltarin e Behgjet Pacollit, Naim Murseli.
Ngjarja u dyshua si një grabitje, teksa një person i ndaloi në rrugë dhe u mori sendet me vlerë. Më pas, grabitësi i dyshuar qëlloi me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen Liridona Murselit.
Dyshimet u ngritën menjëherë për mënyrën se si ajo mbeti e vrarë në një grabitje ku mund të ishte shmangur lehtësisht gjakderdhja.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, është arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Autori pranon se u pagua nga Naim Murseli për të vrarë bashkëshorten e tij
Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për mediat se aksioni i policisë është duke u zhvilluar në Gjakovë.
“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë“, tha ajo./Voxmedia