Ilir Beqaj u paraqit sërish në SPAK. Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e nohur, Klodiana Lala e cila shprehet se ai do të firmosë para oficerit të BKH-së në orën 15.30.
Ndaj Ish-ministri i Shëndetësisë, janë caktuar masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, pasi po merret në hetim për koncesionin e sterilizimit.
SPAK e akuzon Beqajn për shpërdorim detyre, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe që ende vijon.
Në hetimet e deri tanishme rezulton se Beqaj ka shkelur barazinë në garën e kompanive për tendera apo për ankandet publike.