Ish-kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar shpenzimet marramendëse të dyshimta të Bashkisë Tiranë për festat e nëntorit. Këlliçi në një intervistë në SYRI TV Këlliçi është shprehur se ka informacione të besueshme që janë paguar para me thasë për koncertin dhe shpenzimet e festimeve. Më e rënda ishte se sipas informacioneve që Këlliçi dispononte, kryetarët e komunave të cilët ishin thirrur në Tiranë kanë pushuar në hotelin e Pllumb Gjokës dhe në shenjë revolte janë larguar.
“Ka qenë shumë e dukshme ajo që ka ndodhur në 28-29 nëntor dhe informacionet që unë kam pasur brenda nga Bashkia e Tiranës është se janë paguar para me thasë për koncertet, për këngëtarët për biletat e udhëtimit dhe akomodimin në hotelet. Ka pasur një raportim që kryetarët e komunave kanë pushuar në hotelin e Pllumb Gjokës dhe në shenjë revolte janë larguar.
Nuk jam kundër festave dhe paradës se është festë kombëtare por dhe nga ana tjetër duhet që të respektohet ligji dhe të paktën në këtë feste ai nuk duhet të vidhet dhe të fuste duart në xhepat e qytetarëve. Nga dita e nesërme do të kërkojmë të informacion për të gjitha procedurat që janë ndjekur në shpenzimet marramëndëse që janë bërë në 48- orët e fundit nga bashkia e Tiranës. Nëse nuk ka pasur një tender dhe një procedurë të rregullt duhet që të dalin para ligjit ata që kanë kryer shkeljen ”