Një grup akstivistësh kanë protestuar dje para bashkisë Lezhë, të cilët kanë vendosur një çadër Kampi në shenjë proteste kundër marrëveshjes Rama- Meloni.
Policia e Lezhës ka penguar aktivistët për të vendosur çadrën dhe kjo ka sjellë që të ketë përplasje mes aktivistëve dhe policisë. Sipas policisë kjo është e paligjshme, ndërsa aktivistët u shprehën se ata kanë ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm ligjor për të protestuar.
Ata shprehen se nuk morën asnjë përgjigje mbrapsht nga bashkia. Aktivistët u shprehën se protestat e tyre nuk do të ndalen.
“Kemi ndjekur të gjithë hapat ligjorë të nevojshëm. Kemi njoftuar edhe policinë e shtetit sipas ligjit për tubime 5 ditë përpara. Nuk na kanë sjellë asnjë përgjigje që të spostohemi ose se nuk eshtë e mundur të protestohet për ndonjë arsye. Por sot që vijmë vendosim kampin policia bashkiake nuk na lejon dhe shefi i policisë thotë se duhet leje shtesë nga bashkia. Ne i themi se po kryen vepër penale të dënueshme deri në 7 vjet, sepse po na privon nga e drejta jonë kushtetuese për të protestuar”, shprehet një nga aktivistet.