Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se që nga nisja e kontrolleve nëpër çerdhe dhe kopshte, pas rastit ku një edukatore dhunoi barbarisht një fëmijë, janë proceduar penalisht 129 pronarë dhe administratorë të tyre.
Ministri theksoi se në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla u gjobitën 18 subjekte.
“PaketaeSigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit👮👮♂️ kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht”, thekson Balla.