Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetimet për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata.
Mësohet se Elvana është nën hetim nga SPAK, sepse është përmendur disa herë si “transferuese” e parave nga Ervin Mata, i cili është i dashuri i saj për te Erzen Breçanin.
Sipas mesazheve të shkëmbyera në “SKY Ecc” nga Ervini dhe Erzeni, duket qartë se llogaria e këngëtares do përdorej për transfertë parash, për një shumë prej 500 eurosh.
Në një dokument zyrtar të publikuar nga televizioni Syri duket qartë se Elvana do të paraqitet në SPAK në lidhje me ngjarjen.
Kujtojmë se Mata dhe Breçani janë arrestuar si pjesë e një grupi kriminal dhe akuzohen për një sërë veprash penale nga SPAK.