Komisioni Evropian ka miratuar fondet prej 900 milionë eurosh për Hungarinë nga programi REPowerEU, i krijuar për të ndihmuar shtetet e BE-së të rimëkëmben nga kriza e energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës. Këto fonde vijnë pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit hungarez Viktor Orban për të bllokuar ndihmën që BE-ja synon të japë Ukrainës. Orban ka kërcënuar se do të pengojë ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në BE dhe planet e ndihmës së BE-së për Kievin në vlerë prej 50 miliardë eurosh. Liderët e BE-së do të diskutojnë nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në takimin e muajit të ardhshëm në Bruksel. Shtetet e BE-së kanë katër javë për të mbështetur vendimin e Komisionit Evropian dhe miratuar fondet për Hungarinë. Këtë herë, Komisioni ka theksuar nevojën për reforma në sundimin e ligjit në Hungari për zhbllokimin e fondeve. Hungaria, e kritikuar për nivelin e demokracisë, ka pranuar shumë fonde nga BE-ja, por Komisioni ka insistuar për ndryshime. Kryeministri Orban ka mohuar akuzat dhe ka kritikuar sanksionet ndaj Rusisë, takuar presidentin rus Vladimir Putin, duke ngritur tensione me BE-në. Në dhjetor të kaluar, BE-ja kishte ngriarë miliarda euro në fonde për Hungarinë për shkak të dështimit të reformave në sundimin e ligjit.
“Do të vij me një thikë kaq”: Vdekja që të gjithë e panë duke ardhur
"Prisni ju se çfarë do të ndodhë sot." Këto fjalë u thanë hapur në një klasë shkolle, përpara mësuesve, nxënësve...