“Plisat” e Prishtinës nuk mundën të ndjekin ndeshjen e fundit të kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe, pasi mbetën pa bileta. Por, mungesa në stadium nuk i ka penguar ata që menjëherë pas sfidës, të fillojnë të festojnë.
“Plisat dhe Prishtina jane dhe perhere do te jene zemra e shqiptarise. Çdo here rruget e veshtira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe me e embel. Kenaqni syte me pamjet e festes se Plisave e te Prishtines, pas kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2024. Shihemi ne Gjermani!” –Shkruajnë “Plisat” në Facebook.
Ata kanë postuar video nga festa e tyre e çmendur.