Të dhënat e “Global Petrol Prices” e rendisin Shqipërinë në vendin e parë në Rajon, të gjashtni në Europë dhe të nëntin në botë për çmimin më të lartë të naftës.Sipas “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton gati 2.1 dollarë. Aktualisht në pikat e karburanteve, nafta tregtohet për rreth 198 lekë për litër. Ndërkohë që në Kosovë kushton rreth 1.5 euro ose 155 lekë. Në fillim të vitit një litër naftë në vend shitej mesatarisht për 204 lekë, për të rënë në 179 lekë për litër në maj. Edhe pas shkrirjes së Bordit, oligarkët nuk e lanë çmimin e naftës të bjerë.
Kujtojmë se Shqipëria është një vend i pasur me naftë, por rafineria naftës në Ballsh që kontrollohej nga ARMO u shit për skrap për 9 milionë euro.
Përpara privatizimit në vitin 2008, kjo industri përpunuese nxirrte fitim rreth 15 milionë euro në vit. Pas privatizimit industria e naftës u zhyt në një borxh prej 500 milionë euro. Sot, rafineria e naftës është shitur për skrap për vetëm 9 milionë euro.
Nëse rafineria në Ballsh do të përdorej siç duhet do të kishim mijëra naftëtarë që punonin. Do të kishim një qytet të tërë si Ballshi të zhvilluar ekonomikisht si dhe do të kishim sot naftë më të lirë. Ndoshta jo aq të lirë sa në Iran dhe në Arabi, por më të lirë sesa vendet e rajonit.