Siguria e të dhënave tona personale është kthyer në temën më shqetësuese të aktualitetit, ndërsa vazhdimisht po zbulohen skema të mashtrimit nga AKSHI.
Eksperti i IT, Gentjan Progni, zbuloi në konferencën e tij “Akshi dhe të Vërtetat” plot të pathëna që u mbahen fshehur qytetarëve, por vendosin në rrezik të dhënat e secilit prej nesh.
Ndër të tjera, Progni rrëfeu në konferencë se pas kërkimeve të tij ka zbuluar se Password-i i sistemit më të sigurtë kibernetik në Shqipëri është “$$KthesaKamzes2018$$“. Madje, ky Password vazhdon të mos ndryshohet, duke i lënë të dhënat të aksesueshme për të gjithë.
Më tepër detaje për këtë skandal qeveritar, Progni i zbulon ekskluzivisht për ‘Iconstyle’.
Eksperti tregon se nga hulumtimet e të dhënave që rrodhën nga iranianët, ka arritur të zbulojë email-et e majit 2021 të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, me një ekspert të fushës për të ndërtuar aplikacionin e-Albania.
Mirëpo, ky person ka përdorur për ndërtimin e aplikacionit kode të marra nga jashtë që janë ende aktive, për të rezervuar taksi në një kompani të huaj.
Sipas Prognit, ky aplikacion vazhdon të jetë i hapur edhe në vitin 2023 dhe problemi vazhdon të ekzistojë, ndërsa në dokumentet e publikuara Password-i gjendet në textfile, që mund ta lexojë kushdo që ka njohuri kompjuterike dhe mund të bëjë Reverse Engineering.
SHKARKO DOKUMENTIN OSE SHIKOJE KËTU
👇🏻👇🏻👇🏻👇🏻👇🏻
E-Albania_w
User-i dhe Password-i të mundësojnë që të lidhesh me Government Getaway, që është qendra e të gjitha databazave shqiptare. Të gjithë ata që dëshirojnë, mund të marrin çdo informacion, nga çdo institucion në Shqipëri.
Më tepër detaje për këtë skandal qeveritar për sigurinë e të dhënave tona dhe ndërtimin e e-Albanias, do ta tregojë vetë eksperti që ka zbuluar problemet e aplikacionit, teksa do të jetë i ftuar ditën e nesërme në podcast-in e Genti Prognit, në orën 18:00./iconstyle.al