Ditën e sotme do të kthehet në atdhe trupi i pajetë i Major Klodian Tanushit, për t’u përcjellë për në banesën e fundit.
Mësohet se trupi i Majorit do të mbërrijë rreth orës 12:45 përmes nëj avioni ushtarak, ku edhe do të kryhet ceremonia ushtarake dhe nderimet e duhura.
Në një njoftim zyrtar Ministria e Mbrojtjes ka lajmëuar se ceremonia shtetërore do të zhvillohet ditën e enjte (16maj) në orën 10:00-12:00 tek Muzeu Historik Kombëtar, për t’u përcjellë më pas në ‘Varrezat e Dëshmorëve’.
Major Klodian Tanushi humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në një bazë ushtarake në të cilën ndodhej me shërbim për një mision të përcaktuar nga NATO.
Nga i njëjti shpërthim ka humbur jetën menjëherë edhe nëtetarja Zarife Hasanaj, ndërkohë që Majori ka arritur që për katër ditë t’i mbijetojë plagëve, por pa sukses.