Sot Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga dhëndrri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, për kthimin e telefonit.
Lamin e ka konfirmuar gazetarja Klodiana Lala, e cila njofton se Malltezi kishte kërkuar kthimin e disa sendeve materialeve, si telefonin dhe laptopin, të sekuestruara nga SPAK.
Mësohet se gjyqtarja Irena Gjoka ka hedhur poshtë këtë kërkesë dhe ka argumentuar se janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Kujtojmë se Jamarbër Malltezi është i arrestuar dhe mbart akuzën për korrupsion dhe pastrim të parave për dosjen “Partizani”.