Skip to content
Politikë

Jamarbër Malltezi kërkoi kthimin e sendeve materiale/ GJKKO e rrëzon poshtë kërkesën

· 1 min lexim

Sot Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga dhëndrri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, për kthimin e telefonit.

Lamin e ka konfirmuar gazetarja Klodiana Lala, e cila njofton se Malltezi kishte kërkuar kthimin e disa sendeve materialeve, si telefonin dhe laptopin, të sekuestruara nga SPAK.

Mësohet se gjyqtarja Irena Gjoka ka hedhur poshtë këtë kërkesë dhe ka argumentuar se janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Kujtojmë se Jamarbër Malltezi është i arrestuar dhe mbart akuzën për korrupsion dhe pastrim të parave për dosjen “Partizani”.