Tjetër humbje nga problemet e zemrës në futboll, ndërron jetë portjeri Chigova

Rastet e futbollistëve me probleme në zemër kanë shënuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, duke sjellë tragjedi në botën e sportit. Ngjarja më e fundit është ajo e ndodhur në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, ku Raphael Dwamena humbi jetën nga një arrest kardiak në fushën e lojës. Kjo ngjarje ka përcjellë një lajm të hidhur tjetër në botën e futbollit.
Ish-portieri i Zimbabve, George Chigova, njohur me pseudonimin “Zikeeper”, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 32-vjeçare. Pas një sulmi në zemër në korrik, ai ishte detyruar të ndërpriste karrierën e tij futbollistike. Megjithatë, ai kishte tentuar të rikthehej në fushë, por fatkeqësisht është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut. Mediat besojnë se vdekja ka ndodhur pas një sulmi të dytë në zemër.
George Chigova ka shquar për angazhimin e tij në disa skuadra, duke përfshirë Dynamos, Polokwane City dhe SuperSport United. Si portier, ai ka luajtur në 30 ndeshje për kombëtaren e Zimbabwes, duke përfshirë pjesëmarrjen në Kupën e Kombeve Afrikane. Me largimin e tij të parakohshëm, Chigova lë pas një histori të suksesshme në fushën e futbollit në komunitetin afrikan.
Lexo më tej
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt kundër emërimit të Olsi Dados si prokuror
Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkonte anulimin e dekretit për…
Ekzekutoi ish vjehrrin, plagosi ish vjehrrën dhe rrëmbeu ish të fejuarën, RENEA niset drejt Roskovecit për 35 vjeçarin e armatosur. Familjarët: “Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve”, “Pa mua s’ke jetë”, “Policia e kapte, prokuroria e nxirrte”
Një ngjarje tronditëse ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35 vjeçari Refit…
Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut, Pamela Qirko pritet të emërohet në krye të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) pritet të plotësojë gjatë këtij muaji strukturën e saj drejtuese ekzekutive. Pas…
11 mijë euro qira te kulla e Bashkim Ulajt, KLGJ bllokon planin e Dvoranit: Apeli do të çonte zyrat dhe dosjet te biznesmeni me dhjetëra çështje që presin gjykim
Gjykata Administrative e Apelit nuk kishte zgjedhur një ndërtesë të zakonshme për të sistemuar 25 ndihmësit ligjorë dhe…