Tjetër humbje nga problemet e zemrës në futboll, ndërron jetë portjeri Chigova

Rastet e futbollistëve me probleme në zemër kanë shënuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, duke sjellë tragjedi në botën e sportit. Ngjarja më e fundit është ajo e ndodhur në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, ku Raphael Dwamena humbi jetën nga një arrest kardiak në fushën e lojës. Kjo ngjarje ka përcjellë një lajm të hidhur tjetër në botën e futbollit.
Ish-portieri i Zimbabve, George Chigova, njohur me pseudonimin “Zikeeper”, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 32-vjeçare. Pas një sulmi në zemër në korrik, ai ishte detyruar të ndërpriste karrierën e tij futbollistike. Megjithatë, ai kishte tentuar të rikthehej në fushë, por fatkeqësisht është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut. Mediat besojnë se vdekja ka ndodhur pas një sulmi të dytë në zemër.
George Chigova ka shquar për angazhimin e tij në disa skuadra, duke përfshirë Dynamos, Polokwane City dhe SuperSport United. Si portier, ai ka luajtur në 30 ndeshje për kombëtaren e Zimbabwes, duke përfshirë pjesëmarrjen në Kupën e Kombeve Afrikane. Me largimin e tij të parakohshëm, Chigova lë pas një histori të suksesshme në fushën e futbollit në komunitetin afrikan.
Read next
“Arlinda thoshte se burri do ta vriste”/ Mikesha mes lotësh: Ishte dënuar në SHBA për dhunë, dyshoj se vrasja u planifikua
Dëshmi tronditëse për jetën e Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra në Pejë, vetëm tre ditë pasi kishte…
Në kulmin e protestave, Rama shton taksat për bizneset dhe qytetarët: More para për shtetin, më shumë barrë për shqiptarët
Në një kohë kur mijëra qytetarë po protestojnë kundër korrupsionit, kostos së jetesës, gjendjes së arsimit dhe mënyrës…
“E afërmja ime ka qenë e martuar me burrin tënd, ti e di mirë”/ Elton Tozaj i kundërpërgjigjet Rezarta Shkurtës, këngëtarja reagon për akuzat e tradhtisë dhe lidhjen me Ergys Agasin
Përplasja publike mes këngëtares Rezarta Shkurta dhe Elton Tozajt ka marrë një tjetër kthesë, pasi të dy kanë…
Dy ditë nga vrasja e paralajmëruar e Arlinda Zekajt, kunati ende në arrati! Policia gjen armë, thika e sëpatë në banesën e tij
Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që kishte paralajmëruar shtetin se jeta e saj ishte në…