Rreth mesnatës një furgon është djegur totalisht, ndërsa dy të tjerë janë dëmtuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘28 Nëtori’ të Vlorës. Mësohet se flakët janë shkaktuar si Flakët rrjedhojë e një defekti në motor.
Kështu është shprehur edhe pronari i mjeteve, Andor Ribaj, i cili ka treguar për gazetarët se ngjarja është aksidentale. Ai thotë se fillimisht ka menduar se ka qenë një të qëllimshme, derisa kanë parë kamerat e sigurisë dhe e kanë vërtetuar që nuk është e qëllimshme.