Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në një deklratë për mediat ka kërkuar që SPAK të hetojë kryeministrin e vendit, Edi Rama për koncesionin e laboratorëve.
Sipas ish-deputetit ai është pronari i vërtetë i këtyre PPP-ve. Sipas Balliut Rama, Beqja dhe Manastirliu kanë marrë paratë për koncesionin e laboratorëve, duke lidhur kontratë me një kompani të paregjistruar, e cila lidhi kontratën me shtetin për laboratorët mjekësorë.
Sipas ish deputetit kjo ëhstë një zhvatje me paramendim nga Rama.
Deklaratë e plotë e Klevis Balliut:
Me të njëjtën skemë si të sterilizimit, por me një shumë edhe më të madhe parash, Edi Rama, Ilir Beqja dhe Manastirliu, kanë futur përsëri kthetrat në xhepin e qytetareve duke u marrë paratë dhe duke i lënë pa analiza laboratorike. Gjithçka nisi në 23 korrik te vitit 2019, kur u regjistrua kompania ‘Laboratory Netëorks’, me një kapital 10 milion lekësh, për të zbatuar një kontrate me vlerë 130 milion euro. Janis Karathano, i thirrur nga Beqja e Rama, përdori një kompani në Holandë dhe lidhi kontratën per 3 muaj para se kompania të regjistrohej. Kompania, u themelua në qershor të vitit 2019 dhe u regjistrua në korrik, ndërkohë që kontrata është lidhur që në prill. Pra, qeveria që mendon për fryrjen e xhepit më shumë se shëndetin e popullatës, lidh kontratë me një kompani të paregjistruar. Kjo është zhvatje me paramendim.
Kompania në fjalë është në pronësi të tri kompanive të tjera. ‘Labopharma’ ka pronar Janis Karathanon dhe ‘T-MEPSS’, një kompani fantazme themeluar në vitin 2021. Pronari i kësaj kompanie është Sokol Ramizi i cili është edhe administrator i koncesionit të fituar të laboratorëve nga Janis Karathano. Kompania e dyte është ‘AB Laboratory Solution B.V’ me kapital 2.1 milion lekë dhe 33% të aksioneve në kompaninë e koncesionit dhe me adresë në Hagë të Holandës. Kjo kompani është themeluar ne 2007 dhe s’ka asnjë lidhje me laboratorët dhe diagnostikimin, por ka si objekt veprimtari financiare. Administratori është Konstatinos Karathanos në pronësi të kompanisë shqiptare ‘Pegasus’ e Janis Karathanos me të cilën ka marrë 100 tendera me vlerë 20 milion euro. Pra Janis Karasthano dhe Sokol Ramizi kanë plot 75% te Koncesionit.
Sipas ish-deputetit kjo është një zhvatje me paramendim nga Rama.