Skip to content
Politikë

Mbledhja e grupit të PD/ Berisha dhe Bardhi tregojnë “planin” për në Parlament

· 1 min lexim

Është mbledhur sërish sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Kryedemokrati Sali Berisha tha për mediat se në mbledhje u diskutua për protestën në parlament, e cila nuk do të ndalojë, ndërsa u shpreh se qeveria po bën riformatime që synojnë konsolidimin e krimit.

Një fjalë të shkurtër për mediat e mbajti dhe deputeti Gazment Bardhi, i cili deklaroi se opozita është gati për të ndërmarrë çdo hap kundrejt shkeljeve kushtuetuese të bëra nga maxhoranca.