Ministria e Arsimit ka ngritur një Task Forcë për të kontrolluar mjediset në kopshtet e vendit. Ky vendim erdhi pas ngjarjes ku një edukatore dhunoi barbarisht një 3-vjeçare duke i thyer këmbën.
Në bashkëpunim me policinë e Tiranës kanë vijuar kontrolle në kopshtet e kryeqytetit, nga të cilat 37 janë konstatuar pa licencë. Mësohet se këto kopshte dhe shkeljet e tyre janë referuar në Prokurorinë e Tiranës nga ana e Policisë së Shtetit.
Referimi në prokurori është bërë për veprën penale të mospagimit të taksave. Mësohet se, në Durrës janë gjetur 4 kopshte në shkelje të ligjit. Ndërsa në Gjirokastër ka 1 kopsht pa license. Këto kopshte dhe shkeljet e tyre janë referuar në Prokurorinë e Tiranës nga ana e Policisë së Shtetit.