Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, krey i këtij grupi, Gazment Bardhi ushpreh para gazetarëve se nuk tërhiqen nga vendimi për të mos lejuar që mazhoranca të zhvillojë seancë normale në Kuvend.
Bardhi tha se opozita është e bashkuar dhe akuzoi maxhorancën si nxitëse drejt akteve ekstreme dhe si antikushtetuese.
“Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda Kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës. Nuk kërkojmë favore prej tyre, por respektim të kushtetutës. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita tashmë është bashkë. Mbledhja online është në shkelje, është dështim i shtetit ligjor”, tha Bardhi.