Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lajmëruar se sot grupi parlamentar i partisë do të mblidhet pranë ambienteve të kryesisë së Kuvendit.
Sipas informacioneve disa deputetë nuk janë lejuar të futen nga garda, pasi ata janë të përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi për protestën e organizuar nga deputetët opozitarë gjatë javës së shkuar.
Deputetët që nuk arritën të marrin pjesë në mbledhje janë Saimir Korreshi, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.