Skip to content
Kryesore

Dwamena humbi jetën në fushën e lojës, kardiologu flet për sëmundjen e futbollistit

· 1 min lexim

Ditën e shtunë humbi jetën futbollisti i Egnatias, Rafael Dëamena, i cili prej kohësh vuante nga sëmundejt e zemrës.
Ndërkohë që Kadriologu Indrit Temali foli për “Euronews Albania” për sëmundjen e këtij futbollisti dhe arsyet se përse ai nuk duhet të luante futboll..

Mjeku tha se Dwamena ishte i diagnostifikuar me kardiomiopatinë hipertrofike, e duke qenë se futbolli është një sport i vështirësisë së lart, ai nuk duhet të luante.

“Mendoj se diagnosa e tij kardiomiopatinë hipertrofike, është një diagnozë serioze. Futbolli klasifikohet si sport me aktivitet të lartë, ndaj ai nuk duhet të lejohej që të luante. Kjo diagnozë ka këtë rrezikun e vdekjes së papritur, rrezikun e aritmive që çojnë në arrest kardiak.  Në këtë sëmundje, muret e zemrës janë shumë të trasha, është sëmundje e lindur dhe gjenetike, kuptohet kur ti bën një vizitë rutinë te doktori për një x arsye, shiriti i zemrës nuk të del normal, ndërsa diagnozën e vendos kur bën eko”,-tha kardiologu.