Ashtu edhe siç është lajmëruar, ditën e djeshme ka qenë afati i fundit i dhënë nga KQZ për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiak.
Tashmë procedura është mbyllur dhe zyrtarisht kemi emrat e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas njoftimeve të ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konkretisht në garë është:
1. Partia Socialiste me 61 kandidatë në 61 bashkitë e vendit, ku për Peqinin është vendosur Lorenc Tosku.
2. Bindja Demokratike e cila në limitet e afatit ka regjistruar 25 kandidatët e saj për 25 bashki, ku ka zgjedhur bashkitë kryesore dhe përballë Valiajt në Tiranë është vendosur Arben Pohumi.
Konkretisht lista që BD ka regjistruar në KQZ është:
- Korçë Leonard Olli
- Kolonjë Fatjon Feka
- Vlorë Valbona Mezini
- Tiranë Arben Skënderi
- Berat Pavllo Shkarpa
- Dibër Shkëlzen Qoka
- Kamzë Ylber Gjeta
- Lezhë Salvador Kaçaj
- Kavajë Bledar Sinella
- Durrës Valdona Sakollari
- Kukës Abedin Uruçi
- Skrapar Devi Hebibasi
- Bulqizë Ilir Balla
- Tropojë Edison Hasanaj
- Kurbin Edmond Piroli
- e Madhe Pjerin Spathari
- Tepelenë Gëzim Malko
- Këlcyrë Shkëlqim Muho
- Shijak Arben Pohumi
- Gramsh Sabri Ibrahimi
- Cërrik Merita Xhika
3. Ndërkohë që të tjerë në zgjedhje janë regjistruar edhe kandidatët e pavarur të tillë si: Plarent Aleksi për Bashkinë e Beratit, kryetari aktual i Shijakut, Ardian Kokmani do të konkurrojë si kandidat i pavarur
4.Gjithashtu Kolalicioni “Shpresa për ndryshim” i cili kryesohet nga ‘Aleanca Kuq e Zi’ ka regjistruar dje në KQZ kandidatin e saj për kryetar bashkie për Përrenjasin, ku ka zgjedhur emrin e Myslim Karriqit.
Nga opozita joparlamentare nuk ka asnjë kandidat të regjistruar, mirëpo sipas deklaratave të bëra nga liderët politik, ata nuk kanë për të lejuar zgjedhje pa pjesëmarrjen e tyre, ndërkohë që mazhdoranca duket e vendosur.