Vijon dhuna në systemin arsimor të vendit. Këtë të diel një denoncim për dhunë në shkollë është bërë në policinë e Tiranës. Kjo e fundit bën me dije se 41-vjeçarja me inicialet A. I., ka denoncuar në komisariatin numër 3, se në muajin tetor dyshon se mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës i kanë dhunuar djalin e saj të mitur.
‘Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Grupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Policia e Tiranës.
“Je viktima më e merituar e Lubisë”/ Berisha përplaset ashpër me Spiropalin në Kuvend pas shkarkimit të saj
Një përplasje e fortë verbale u regjistrua në seancën plenare mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetes Elisa...








