Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet. Mësohet se një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ku një fuoristradë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe si pasojë e përplasjes së fortë është kthyer përmbys.
Nga informacionet paraprake për mediat dyshohet se viktimë ka mbetur një vajzë. Në këtë mjet udhëtonin dy persona. Personi i tjetër thuhet se për shkak të përplasjes ka përfunduar në anën tjëtër të rrugës, por ende nuk dihet gjendja e tij.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se një person është i mbuluar me çarçaf, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Pritet njoftim më i detajuar nga policia në lidhje me ngjarjen dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë aksident.