SPAK ka thirrur për herë të dytë kreun e bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin për të sjellë dokumente të reja në lidhje me padinë e ngritur nga këshilli bashkiak i Kamzës për të.
I pari i PS-së për Kamzën është akuzuar nga këshilltarët e opozitës për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Për të kundërshtuar këto akuza Suli është paraqitur sot në SPAK për të dorëzuar dokumente të reja që sipas tij do e shpallin të pafajshëm përballë këtyre akuzave.
Kujtojmë se raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit thotë se Bashkia Kamëz ka shfaqur probleme lidhur me inventarin e pasurive të paluajtshme dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, kontratat e investimeve dhe të punësimit, për lejet e ndërtimit e shumë të problem të tjera lidhur me qeverisjen vendore.