Seancat e fundit plenare janë shoqëruar me tensione të forta në Kuvend, ku opozita ka tentuar të bojkotojë procesin.
Ndërkohë që nesër zhvillohet seanca e radhës, kryeministri Berisha ka bërë të ditur se aksioni I opozitës do të vazhdojë, edhe pse me sakrifica të forta.
Gjithashtu ndër të tjera ai thekson se opozita duhet ta kishte bërë edhe më përpara këtë aksion.
“Beteja vazhdon. Ne absolutisht jemi të vendosur të ecim drejt sakrificave më të forta per të rikthyer të drejtat tona kushtetuese sikundër shtoj këtu se çdo ditë dëshmon se në disa aspekte jemi të vonuar në këtë betejë. Ju e patë propozimin e Pashiq për Kosovën. E patë se si Pashiqi shqiptar propozonte që Radoicicët të bëheshin komandantë policorë në Kosovë. Ka edhe kurajon ta publikojë edhe pasi Radoicic doli udhëheqësi i një grupi terrorist. çdo ditë që kalon, ky dëmton interesat e shqiptarëve. Ju kujtohet si anulloi takimin me qeverinë e Kosovës. Si u vërsul kundër Kurtit sepse kishte dorëzuar draftin që Radoicicët të bëheshin komandantë policorë në Kosovë”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.