Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bisedat në SKY zbulojnë “kontratat e vdekjes” mes “kokave” të krimit në vendin tonë

Përmendet edhe i shumëkërkuari, Ervis Martinaj

12:25 08/11/2023
Reading Time: 5 min lexim

Aplikacioni “SKY” ka nxjerrë zbuluar bisedat midis ‘kokave’ të krimit në vendin tonë, ku ndër të tjera përmendet edhe emri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Teksa Nuredin Dumani kishte mbyllur një bisedë paraprake të zhvilluar në “SKY” me Ervis Martinaj,i cili i ka kërkuar vrasjen e Indrit Dokles, i penduari i SPAK ka treguar dhe shifrën reale që fillimisht i ka kërkuar biznesmenit të lojrave të fatit, Ervis Martinaj.

Gjatë bisedës Martinaj i kishte lënë dorë të lirë Dumanit për caktimin e çmimit dhe nisur nga kjo situatë në bisedën e dytë, Dumani i ka propozuar Visit, se nëse kërkonte vrasjen e Indrit Dokles, ai duhet të paguante 1 milion euro.

“Ora News” ka mësuar se njeriu që në atë kohë kontrollonte lojërat e fatit, nuk e ka pranuar këtë ofertë. Pasi sipas Dumanit, Martinajt i është dukur relativisht shumë dhe pas diskutimeve të bëra, si Martinaj dhe Dumani janë ulur në kuotën e 500 mijë eurove për të vrarë Indrit Doklen.

Në kontratën e vdekjes të realizuar mes dy njerëzve të botës së krimit, Martinaj merrte përsipër të paguante një kapar 100 mijë euro dhe jo 300 mijë euro që kërkoi Dumani paradhënie.

Kapari prej 100 mijë eurosh është marë nga Rrahim Dumani dhe më pas është dërguar në Kosovë tek Nuredin Dumani.

Vlerë monetare kjo që siç shprehej Dumani, duhet të shërbente për të ngrohur çunat, të cilët do aktivizoheshin për të survejuar dhe vrarë Doklen.

Njëherësh Martinaj, merrte përsipër të mblidhte informacion për lëvizjet e Dokles dhe të informonte Dumanin.

Por kjo marrëveshje parashikonte që Martinaj ta ndihmonte Dumanin me informacione mbi lëvizjet e Policisë së Shtetit, RENEA dhe strukturat e hetimit, me qëllim që Dumani, në atë kohë në kërkim të mos arrestohej.

Madje në një rast Dumani tregon se Visi i kishte nisur në “SKY” një dokument të SHISH me “Screen Shot”, që fliste për vendodhjen e tij dhe organizimin që po kryhej për arrestimin e tij nga Policia.

“…ai informacionet i merrte nga institucione të ndryshme si RENEA, Operacionale, SHISH etj. Informacioni i fundit që më përcolli sipas tij ishte informacion i SHISH dhe bënte fjalë që ishin shumë afër arrestimit tim…”-ka deklaruar Nuredin Dumani.

Një tjetër provë që provon implikimin e Ervis Martinaj, Elvin Merlikaj dhe personave të tjerë në sigurimin e kushteve për të vrarë, Indrit Doklen, është dhe një mjet flutures Dron.

Ky Dron është sekuestruar në ambjentet e kompleksit “Arbëria”, ku pas ekspertimit kompjuterik me këtë dron është filmuar rreth-rrotullimi i TEG-ut dhe zona për rreth kompleksit ku është vendosur me banim familja e Indrit Dokles.

Ky informacion në fakt mbështet dhe pohimin e Henrik Hoxhaj për mbikqyrjen e Indrit Dokles tek kompleksi “Rolling Hills” në afërsi të TEG-t.

Droni, është përdorur për filmime në zonën e segmetit rrugor mes Saukut dhe TEG-ut, çka ka ngritur dyshime nga prokurorët e SPAK, se mbikqyrja e Dokles nuk është bërë vetëm me njerëz në terren por edhe përmes ajrit, duke përdorur mjetin fluturues.

Njëherësh përmes këtij Droni, SPAK ka zbuluar pamjet e makinës tip “Hammer” me targë AA 708MK, në vendparkimin përpara hotel “Arbëria Palace”.

Pikërisht me këtë makinë në 18 janar 2021 Elvin Mërlika, Fredi Xhixha, Aleks Xhixha dhe një person tjetër kanë udhëtuar drejt Kosovës, ku realizuan takimin e parë me Dumanin, me qëllim lidhjen e kontratës për vrasjen e Dokles.

Teksa ishte takuar me këta persona dhe ishte lidhur në bisedim direkt me Ervis Martinaj, i penduari Dumani tregon se pas ca kohësh, ka kontaktuar sërisht me Elvin Mërlikaj, të cilit i ka thënë nëse ishin të interesuar akoma për goditjen e Dokles.

“…me Elin komunikova në “Sky Chat”. Ata më thamë që sigurisht që ishin të interesuar. Unë ju thashë se isha gati dhe kam njeriun që ma nxjerr në pritë Indrit Doklen. Në të vërtetë unë nuk kisha bërë asgjë por doja thjesht të merrja lekët.

Ai më tha: “…Vazhdo jepi drejtim…”.

Unë i thashë:”…që t’i jap drejtim duhen ngrohur pak çunat dhe nuk kisha lekë…”.

Pastaj filluam të bëjmë pazar, ku unë fillimisht i kërkova shumën prej 1.000.000 Euro. Ervisi, nuk pranoi për këtë shumë dhe më tha se ishin shumë. Negociuam pazarin dhe përfundimisht ramë dakord që Ervisi të më jepte shumën 500.000 Euro që unë të kryeja vrasjen.

Pasi ramë dakord për shumën unë i kërkova paradhënie një shumë prej 300.000 Euro. Visit, iu duk shumë dhe pas negociatave përfundimisht ramë dakort që të me jepte paradhënie shumën prej 100.000 Euro. Shumën tjetër do ta merrja pasi të mbaronte puna.

Pas disa ditësh nga kjo bisedë Elvin Mërlika (Eli), më ka shkruar në telefon dhe më tha se paratë ja dha Fredi Xhixhës. Gjithashtu Eli më tha se i ka dhënë Fredit edhe telefonin e tij me qëllim që të bisedonte me mua.

Më pas unë komunikova me një telefon “Sky” që e kisha lënë në shtëpi për të kontaktuar me familjen dhe këta lajmëruan djalin e xhaxhait tim që quhet Rrahim Dumani. Unë i kërkova në “Sky” njerëzve të shtëpisë që të shkonin dhe të takonin Rrahimin, pasi doja të flisja me të.

Pas pak kohe Rrahimi ka vajtur tek shtëpia ime dhe u lidha me të në telefonin “Sky”. Unë i kërkova që të shkonte deri në Vorë dhe të merrte një porosi timen. Ai pranoi por më tha se vetëm të mos ishte diçka e kundërligjshme.

Unë i thashë që janë ca lek pa i thënë për shumën. Rrahimi ka dalë në Vorë tek një karburant ku aty ka takuar Fredin, i cili i ka dhënë shumën e parave. Nuk kanë biseduar fare me njëri-tjetrin por thjesht Fredi i ka dhënë paratë Rrahimit.

Dua të shtoj së fillimisht ka vajtur Rrahimi me një automjet “Audi” në pronësi të familjes së tij. Në momentin që Rrahimi është tek karburanti ai më dërgoi një foto dhe unë kam komunikur direkt me Fredin, të cilit i dhashë të dhënat se ku ishte Rrahimi me “Audin”. Edhe Rrahimi edhe Fredi më konfirmuan se Rrahimi i mori paratë.

Pasi ka marrë paratë Rrahimi ka vajtur në Durrës. Pas disa ditësh, me kërkesën time Rrahimi ka ardhur me autobus në Kosovë dhe më ka takuar mua tek shtëpia ku rrija unë në atë kohë në Gjilan. Ka ndenjur një natë në shtëpinë time. Rrahimi më dha paratë të cilat unë nuk i hapa në prezencë të tij.

Të nesërmen Rrahimi është larguar. Paratë që më dërgoi Ervisi ishin të gjitha prerje 50 Euro.

Pas kësaj Ervisi më shkruante herë pas here në telefon duke me pyetur se si ishte puna, se Dokle po lëvizte nëpër Tiranë. Unë gjithmonë i gjeja ndonjë justifikim. Ervisi, kishte informacion për lëvizjet e Indritit dhe herë pas here më informorte. Foto nuk më ka dërguar.

Unë në të vërtetë nuk kam marrë asnjë veprim për të vrarë Indrit Doklen. Ervisi nuk më ka kërkuar që ti kthej lekët mbrapsht.

Dua të tregoj një rast kur Ervisit i kam kërkuar ndihmë që të më kalonte për në Kosovë gruan dhe kalamanjtë në doganë pa i regjistruar në sistem.

Kjo gjë ka ndodhur me të vërtetë dhe bëhet fjalë për dy raste, një në muajin Shkurt të vitit 2021, kurse hera e dytë në fund të vitit 2021. Se si ka arritur që të mos regjistrohen gruaja dhe kalamajtë nuk e di.

Gjithashtu, Ervisi herë pas here më njoftonte për përpjekjet që bëheshin për të më arrestuar mua.

Ai informacionet i merrte nga institucione të ndryshme si RENEA, Operacionale, SHISH etj. Informacioni i fundit që më përcolli sipas tij ishte informacion i SHISH dhe bënte fjalë që ishin shumë afër arrestimit tim. Ai i bënte foto informacionit që i kishin dërguar dhe ma dërgonte mua në “Sky Chat”.

 

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para
E rëndë në Tiranë!  Një foshnjë e porsalindur gjendet e braktisur në bodrum

E rëndë në Tiranë! Një foshnjë e porsalindur gjendet e braktisur në bodrum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.