Arben Ahmetaj nuk harron të replikojë nga arratija kundër Gjykatës së Lartë.
Sipas Dosja.al Ahmetaj ka kërkuar lirimin e pasurive të sekuestruara në Gjykatën e Lartë.
Kujtojmë se në 28 tetor të këtij viti Apeli i Gjykatës së Posaçme hodhi poshtë kërkesën e Arben Ahmetajt për heqjen e sekuestros ndaj 2 llogarive të tij bankare. Ai akuzohet për përfshirjen e tij në afera korruptive në incerneratorin e Tiranës. Atij iu kanë sekuestruar 4 apartamente, 2 vila dhe një llogari bankare.
Kujtojmë se ish-zëvendësministri u arratis nga vendi para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendodhja e tij. Ndërkohë, theksojmë se ende nuk ka një reagim publik nga vetë Ahmetaj lidhur me këtë ngjarje.