Reshjet masive kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, duke krijuar situatë kaotike të përmbytjeve në zona të caktuara. Në Tiranë, janë regjistruar përmbytje në zonë e “Don Boskos”, teksa po ashtu trafiku është paralizuar.
Reshjet masive kanë krijuar problem në zonën e Mirditës. Raportohet se përroi i Zmejës ka dalë nga shtrati duke përmbytur shtëpi, toka bujqësore dhe vreshta në fshatin Tarazh. Banorët e bllokuar kërkojnë ndihmë nga emergjencat civile.
Reshje të dendura shiu janë raportuar edhe nga qyteti i Vlorës. Për pak minuta, shumë rrugë dhe lagjet e qytetit u përmbytën. Përkatësisht lagjja Pavarsia, zona e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë, janë nën ujë.
Në Durrës uji ka pushtuar rrugët pranë stadiumit të futbollit “Niko Dovana” dhe rrugën “Egnatia” që të çon në Currila. Situata meteorologjike ka vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve.