Ish-deputeti Myslim Murrizi nuk është përmbajtur në akuzat ndaj qeverisë dhe opozitës.
Ndër të tjera ai ka denoncuar si Anila Denaj, dikur ministre Financash dhe sot ministre e Bujqësisë, i anuloi një gjobë prej 100 mln euro “Bankers Petroleum”.
Murrizi thekson se anulimi i kësaj gjobë përbën një akt skandaloz, por aq i rëndë është edhe fakti që opozita nuk reagon duke mbajtur qëndrime me dy standarde, në bazë të interesave të saj.
Deputeti i ka bërë thirrje SPAK-ut që të nis hetimin për këtë aferë skandaloze.
Postimi i Murrizit:
Kjo gjobë 100 milion euro vendosur ndaj kompanisë BANKERS PETROLEUM nga Drejtoria e
Doganave me 31 maj 2019, është “pezulluar” të paguhet në mënyre arbitrate të kundraligjshme nga ish-ministrja e Financave sot ministre e Bujqësisë Zj Anila Denaj. Çudi që prej 4 vitesh e gjysmë, nuk flet dhe nuk belbëzon askush nga politika.
Nuk kam dëgjuar asnjë fjale nga opozita që për shou nuk ka lënë gjë pa bërë sikur denoncon. Kjo aferë është sa 1 e katërta e vjedhjes se inceneratorëve.
Atëherë pse heshtni?????
Sjellja me standarde të dyfishta për fenomene te njënjta është hipokrizi dhe ju bën pis nga koka tek këmbët në atë palo moral mdershmerie.
Sjellja në menyre diferencuese ndaj hajduteve të ndryshëm të qeverisë, ka bërë që besimi të jetë në kuotat me te ulëta në historine 33 vjeçare pluralizem, ndaj opozitës.
Ftoj SPAK të nisë hetim për këtë afere skandaloze 100 milion euro që është korrupsion i pastër sepse kjo gjobe nuk mund të “falet” kurrë nga asnjë ministër por vetëm nga gjykata administrative pasi të ankimohet më parë në komisionin e apelimit pranë Drejtorisë së Përgjitheshme të Doganave.
Sapo te nisni hetimin, do të vëreni qe tek afera me e madhe e 20 viteve te fundit BANKERS PETROL qe ka grabitur mbi 8 miliard euro pasuri nëntokësore te Shqiptareve nga viti 2004, jane bashke te gjitha partite dhe qent e politikes se ketij vendi.
Do te shikoni se “ avokatë” të kesaj kompanie grabitqare janë ish deputetë dhe ish ministra nga te dy krahët e politikës.
Për mua HAJDUTET janë në një parti por bëjnë sikur zihen, për tu hedhur hi syve shqiptarëve dhe për tu shplarë trutë militantëve të tyre.