Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zv.ministri i Brendshëm: “Po planifikohen sërish akte dhune, organizatorët do përballen me ligjin”

16:32 13/05/2019
Reading Time: 3 min lexim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në një deklaratë për mediat, tha se ka sinjale se do të jetë sërish i njëjti skenar si të shtunën pasdite kur u hodhën bomba molotov, fishekzjarrë dhe sende të forta ndaj policisë.

Ministria e Brendshme i bën thirrje qytetarëve të distancohen nga këto grupime që Lamallari i quajti kriminalë, dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit. Lamallari tha se qindra bomba molotov janë shpërndarë sipas një plani kriminal dhe janë hedhur drejtpërdrejt mbi punonjësit e policisë në detyrë. Ai theksoi se policia dhe prokuroria janë nisur hetime për organizatorët e këtyre akteve kriminale.

Llamari përgëzoi Policinë e Shtetit, ndërkohë që deklaroi se se organizatorët e dhunës planifikojnë të përsërisin atë edhe sot. Zv-ministri i bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga këto grupime dhe akte kriminale dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Sipas tij policia u tregua profesionale dhe se përdorimi i gazit lotsjellës është i ligjshëm jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend demokratik. Zëvendësministri tha se dënon lëvizjen e organizatorëve nga kryeministria, tek parlamenti e më tej tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, pa lajmërim dhe pa leje për tubimin, çka bëri që nga gazi të preken edhe qytetarë që nuk kishin lidhje me protestën.

Deklaratë e zv.ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari: 

Ministria e Brendshme dënon ashpër sulmet e rrezikshme për jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë tubimit të dhunshëm të 11 majit. Qindra bomba molotov të prodhuara dhe shpërndara sipas një plani kriminal, janë hedhur drejtpërdrejtë, me intensitet të lartë mbi punonjësit e policisë, në krye të detyrës.

Veç bombave molotov, mbi forcat e rendit janë hedhur horizontalisht bateri të tëra me fishekzjarrë të ndaluar të kalibrit të lartë, nga një distancë shumë e afërt.  Megjithatë Policia e Shtetit u tregua profesionale, ashtu si në manifestimet e kaluara, dhe nuk arriti për asnjë moment limitet e reagimit të ligjshëm.

Përdorimi i gazit lotsjellës është vetëm një nga mjetet e ligjshme në dispozicion të Policisë së Shtetit. Ai është mjeti i parë që përdorin forcat policore të çdo vendi demokratik, në përballjet me turmat e dhunshme. Përballë qindra bombave molotov të hedhura mbi Policinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të saj, nuk mund të ketë asnjë pikëpyetje mbi përdorimin ose jo të këtij mjeti. Ajo për të cilën jemi të shqetësuar është afektimi edhe për disa minuta i qytetarëve, të papërfshirë në tubim, nga gazi lotsjellës.

Dënojmë me ashpërsi aktin e organizatorëve të tubimit të dhunshëm, për devijimin e tij nga Bulevardi drejt zonave të populluara, duke afektuar kështu dhe qytetarë që nuk kishin lidhje me tubimin. Sipas deklaratave mediatike rezulton se organizatorët e dhunës planifikojnë të përsërisin atë edhe sot.

Ata që prodhuan, shpërndanë e përdorën bombat molotov dhe lëndët e tjera të rrezikshme mbi forcat e rendit, në mbrëmjen e 11 majit, do të tentojnë të përsërisin të njëjtat akte dhune edhe në manifestimin e sotëm. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, të distancohen nga këto grupime dhe akte kriminale dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit. Policia e Shtetit, në bashkëpunim Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera ligj zbatuese janë në ndjekje dhe po hetojnë të gjithë mekanizmin e ideimit, organizimit dhe ekzekutimit të këtyre akteve kriminale. Të gjithë autorët, pa dallim, do të përballen me Forcën e Ligjit.

Etiketa: akte dhuneprotestazv. ministri i brendshem

Të lidhura

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!
Aktualitet

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

Tre vite pas nisjes së luftës në Ukrainë, Marina Genkina, një nënë 40-vjeçare,  ka ndërtuar një jetë të re në...

11:19 08/06/2025
“The Times”: Eksploroni bukuritë e fshehura dhe fshatrat piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Eksploroni bukuritë e fshehura dhe fshatrat piktoreske të jugut të Shqipërisë

Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

10:56 08/06/2025
Para

Eurodeputetët thirrje opozitës: “Tregoni përgjegjësi dhe vetëkontroll, dialogu e vetmja zgjidhje”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

11:19 08/06/2025
“The Times”: Eksploroni bukuritë e fshehura dhe fshatrat piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Eksploroni bukuritë e fshehura dhe fshatrat piktoreske të jugut të Shqipërisë

10:56 08/06/2025
Nën masa të rrepta sigurie, skuadra serbe largohet nga Rinasi

Nën masa të rrepta sigurie, skuadra serbe largohet nga Rinasi

10:43 08/06/2025
Përplasen disa makina në autostradë, përfshihet nga flakët një “Opel”

Përplasen disa makina në autostradë, përfshihet nga flakët një “Opel”

10:26 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.