Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Rripin qendror të Gazës.
Bëhet e ditur se si rrjedhojë e ngjajres së rëndë mbetën viktima dhjetëra persona dhe u plagosën shumëtë tjerë.
Kreu i infermierisë në Spitalin e Martirëve Al-Aksa u shpreh se kishte parë të paktën 33 trupa nga ajo që ai pretendonte se ishte një sulm ajror izraelit.
Një mjek u shpreh se spitali nuk ishte i gatshëm për të pranuar numrin e madh të pacientëve që vinin nga vendi i ngjarjes si pasojë e shpërthimit.
Ai tha se mungesa e karburantit dhe furnizimeve e ka bërë të pamundur trajtimin e të plagosurve.