Skip to content
Të Gjitha

Qeni i tij ‘Pitbull’ sulmoi të moshuarin në Durrës, e pëson keq pronari i kafshës

· 1 min lexim

Para disa ditësh një i moshuar në Durrës u sulmua nga një qen pitbull.  Policia e Shtetit ka njoftuar se sot është arrestuar pronari i kafshës.  Mësohet se 44-vjeçari e kishte braktisur qenin që kafshoi 84-vjeçarin në Durrës.

Mbi të rëndon akuza e veprës penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

“Braktisi qenin e tij Pitbull, i cili sulmoi në rrugë dhe dëmtoi një 84-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një 84-vjeçar që ishte sulmuar në rrugë, nga qen të llojit Pitbull, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.