Skip to content
Të Gjitha

Berisha: Kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës

· 2 min lexim

Ditën e sotme seanca plenare u zhvillua gjysmake dhe në një kaos të vërtetë.  Ndërkohë që ish-kryeministri  Sali Berisha ka bërë një denoncim lidhur me kryeministrin Edi Rama, të bazuar në prova.

Duket se Berishës tashmë që i është vendosur “laku në fyt” ka vendosur të hapë ‘kartat’. Pra në këtë mënyrë duket se dakordësitë e fshehura për kullat marramendëse në mes të Tiranës apo afera të tjera korruptive, po zbehen.

Sot Berisha tha për mediat: “kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës në grupin e Xibrakës.”  “Nuk ka gjë më të thjeshtë: rikthe të drejtat kushtetuese të opozitës, – shpjegoi Berisha lidhur me protestën që po bëjnë deputetët e opozitës në Kuvend. – Ua lexova para dy ditësh se është detyrim kushtetues ngritja e komisioneve hetimore parlamentare.

Objektet i kemi përcaktuar, objekti është ligji i konfliktit të interesit. Po kjo e përvëlon Edi Ramën.   Është ligji i TIMS-it. Kjo e djeg Edi Ramën, e djeg Taulant Ballën, e djeg Olsi Ramën.

A e doni të dini ju? Kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës në grupin e Xibrakës. I kam të TIMS, le të modifikojë sa të dojë Taulant Balla.  Po këto nuk i pranojnë ata, se janë në këtë vorbull. Për këtë jemi ne, për të hetuar njëri-tjetrin. Dhe këto komisione le të shtrihen te të gjithë. Zbatimi i ligjit të konfliktit të interesit të shtrihet te kryeministri, te të gjithë”, shkruan Berisha.