Pas përfundimit të seancës plenare në kushte aspak normale, Polica ka hyrë brenda ambienteve të Kuvendit.
Mësohet se hetuesit kanë hyrë brenda për të bërë vlerësime në lidhje me përdorimin e mjeteve tymuese nga deputeti demokrat Ervin Salianji.
Gjithashtu bëhet e ditur se hetimi po kryhet nga policia e Tiranës, ku personalisht drejtori Tonin Vocaj ndodhet brenda ambienteve të parlamentit, ku ndodhi situata kaotike.
Akoma nuk dihet nëse policia do të ngrejë ndonjë akuzë për deputetët e opozitës.
Efektivët po vëzhgojnë vendin e ngjarjes për shkak të flakadanëve që u hodhën në seancës.
Më herët, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kallëzoi penalisht deputetin demokrat, Bledion Nallbati për përplasjen fizike me deputetin socialist, Vullnet Sina.