Projekti i “Pyllit Orbital” është kthyer në një labirint ku humbin paratë për pemët që gjoja i mbjell Erion Veliaj. Lëvizja më e fundit që po bën Lali Eri nëpër “Pyllin orbital” do t’u kushtojë taksapaguesve të Tiranës 283 milionë lekë.
Erion Veliaj ka mbyllur më datë 31 tetor 2023 tenderin me objekt “Pyllëzime me Akacie”. Siç do të shohim më poshtë, ky grabitqar i fondeve të bashkisë, ditën e Halloween-it është shfaqur me një kurorë me degë akaciash. Kështu, njeriu i thjeshtë do të habitej me gjembat e akacias, pemës së zgjedhur nga kryebashkiaku. Nga ana tjetër, Lali Eri do të xhironte fondin e madh tek njeriu i paracaktuar për këtë biznes.
Tenderi pa garë
Këtë tender, si çdo prokurim tjetër, Veliaj e ka zhvilluar me një sërë shkeljesh. Së pari, kemi të bëjmë me mungesë konkurrence të lirë. Katër firma kanë paraqitur interesin e tyre për këtë projekt, ku do të mbillen pemë në një rajon të largët pas Malit të Dajtit, ku banojnë fare pak njerëz.
Tre prej kompanive që u paraqitën janë skualifikuar menjëherë nga gara. Ndërsa kontrata i është dhënë të vetmes kompani që mbeti, firmës TRADE AND CONSTRUCTION GROUP Shpk, në pronësi të Sabri Osmas. Këto lëvizje tregojnë qartë që plani i Veliajt është t’i çojë këto para në projektin imagjinar të “Pyllit orbital”, që është një plan i mirëfilltë vjedhje i fondeve të bashkisë.
Për këtë risk të lartë të korrupsionit, Open Data e ka klasifikuar tenderin me “Red Flag”, një alarmi i kuq, që SPAK-u duhet ta vlerësojë.
Ajo që bie në sy është vendi ku do të mbillen këto akacia. Sipas hartës dhe të dhënave të projektit këto pemë do të mbillen në një zonë të Shëngjergjit, fshati që ndodhet pas Malit të Dajtit.
Farsa për pyllëzim
Në fakt, vendi atje është e gjelbëruar dhe nëse do të mirëmbahet, kthehet mushkëri për atë zonë. Pemët duhen mbjellë në qytetin e Tiranës, jo në Shëngjergj, ku pyjet ekzistojnë dhe thjesht duhen ruajtur nga korrupsioni i Lali Erit. Mungesa e investimeve dhe papunësia ka bërë që kjo zonë turistike të braktiset nga vendasit. Por, askujt nuk i intereson kjo pjesë. Veliaj i ka kthyer pyjet e Shëngjergjit në një pikë të mirë për të zhvilluar tenderët abuzivë.
Pikërisht zonën pyllit të quajtur “Fag” ai e shpyllëzon pa kriter sa herë që i duhen dru për biznesmenët e rrethit të tij të afërt. Dhe tani del e bën reklamë se po shton pemët e pyjet në Tiranë. Duke parë shkeljet e tenderit dhe riskun për korruosion, vështirë se Lali Eri do të mbjellë ndonjë pemë në Shëngjergj.
Konkretisht, Më datë datën 31 maj 2023, 17 ditë pas zgjedhjeve, është hapur tenderi me objekt “prodhim i lëndës drusore”. Fondi për këtë tender ishte 360 milionë lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ishte e përcaktuar deri më datë 31 dhjetor 2023. Por, ku po vazhdon prerja e këtyre Pemëve?
Në dokumente tregohet se prerja ndodh në disa ngastra me pyje të Shëngjergjit, pra në zonat më të pyllëzuara në Tiranë.
Ato që deri më tani janë mbrojtur më shumë nga banorët e zonës sesa nga vetë shteti. Në mes këtyre zonave dhe ekonomisë pyjore “Fag” në Malin Dajtit, pjesë e Shëngjergjit, Lali Eri ka urdhëruar të priten 5 mijë metër kub dru.
Ndërsa në tenderin e mësipërm po në këtë zonë, Veliaj thotë se do të mbjellë akacie. Pra, nuk kemi shtim të sipërfaqeve pyjore, por mbulim të masakrave ditore!
Abuzimi i institucioneve shtetërore ka shkatërruar këto 30 vite pyjet në Shqipëri, teksa zonat më problematike kanë qenë ato që iu janë dhënë privatëve për ta shfrytëzuar. Dhe, s’ka si të ndodhë ndryshe edhe me Veliajn, i cili nga një anë bën foto duke mbjellë pemë, nga ana tjetër bën tendera për t’i prerë. /GJITOTINA