Të martën që lamë pas një nxënës i gjimnazit “Hydajet Lezha” goditi me karrige mësuesen e tij, Majlinda Palushi. Ajo fillimish mori ndihmën mjekësore në Lezhë, por më vonë u nis drejt Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Bëhet e ditur se ditën e djeshme mësuesja për shkak të dëmtimit i është nënshtruar një operacioni në në klavikul, pjesën e shpatullës.
Megjithatë gjendja e saj është shumë e mirë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë nga ana tjetër, gjykata e Lezhës caktoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” ndaj të miturit që goditi me karrige mësuesen e tij.
Ndaj 16-vjeçarit rëndojnë dy akuza; ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Plagosje e rëndë me dashje’.
Nga dëshmitë lidhur me ngjarjen është bërë e ditur se konflikti nisi midis mësueses dhe nxënësit nisi kur ajo i tërhoqi vëmendjen dhe ndër të tjera bëri një betim duke i përmendurr babain e tij të ndjerë.
Duket se në ato momente 16-vjeçari është prekur nga fjalët dhe ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike.