Gazetarja Anila Hoxha ka folur në lidhje më çështje që ka patur një vëmendje të shtuar ditët e fundit.
Hoxha theksoi se Meta dhe Kryemadhi pritet të pyeten në SPAK, për çështjen e lobimit në SHBA. Ajo konfirmoi se deri në dhjetor do të ketë ngjarje të bujshme, ku SPAK do të vijojë me goditjet e radhës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer një përgjigje letërporosi për çështjen e lobimit në të cilën po kryhen hetime edhe për ish-presidentin Ilir Meta, janë kthyer përgjigje nga Qipro edhe për këtë çështje, por SPAK ka kërkuar shtesë përgjigje për avokatin që ndërmjetëson në këtë çështje. Është një emër shumë i njohur, një shtetas grek. Por, priten letërpororsi edhe për zonjën Monika Kryemadhi, por për njërën prej tyre ka të dhëna të plota, SPAK më deklaroi në verë që sapo të kryhen këto shkresa do të pyetet Ilir Meta. Në njërën prej tyre së shpejti mund të pyeten. Kjo është strategjia nga prokurorët antikorrupsion, do të pyesin personat që kryhen hetime vetëm pasi disponohet me të dhëna të tjera shtesë nga të dhëna të sekuestruara. Të tjerat janë histori tokash, deri tek investitorët strategjikë për raportime të gjata”, u shpreh Hoxha.