Ditën e sotme me urdhër të SPAK-ut është arrestuar ish-drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi.
Ndërkohë që mësohet se SPAK e akuzon Dashin, për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Sipas SPAK, Dashi ka ndihmuar në pastrimin e parave dy vëllezër, të dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë, për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.
Por si funksiononte skema?
Dy vëllezërit bashkëpunonin me ish drejtoreshën dhe një person tjetër , dhe kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.