Pas sekuestrimti të pronave të bashëkshortit të saj në jug, ka ardhur një reagim nga ish-ministrja Olta Xhaçka.
Ajo theksoi se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.
Gjithashtu Xhaçka tha se SPAK duhet të bëjë punën e vetë i pandikuar nga të tjerët. Ndërkohë që ajo i është përgjigjur edhe ish-kryeministrit Sali Berisha duke e konsideruar nëj shpifës që do të zhvendosë vëmendjen nga çështjet e tij me drejtësinë.
“Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.
Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.
SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!”, shprehet ish-ministrja Olta Xhaçka në reagimin e saj.