Ditën e sotme Prokuroria e Posaçma i ka dhënë një ‘shuplakë të fortë’ ish-ministres Olta Xhaçka. Raportohet se SPAK i ka sekuestruar bashkëshortit të ish-ministres 5512 m2 truall tokë. Sjellim në vëmendje se me datë 6 tetor 2023, Artan Gaçi u paraqit në SPAK,pas kallëzimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Kallëzimi i Belerit lidhet pikërisht më këtë truall që SPAK ia ka sekuestruar bashëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.
Në objekt-padi Beleri thotë se nëpërmjet një Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi, kanë rrjedhur përfitime të padrejta pasurore për trashëgimtarin e tokës dhe personave të tretë.
Por si e tjetërsoi Artan Gaçi tokën në Gjilekë, ku më pas fitoi edhe statusin e investitorit strategjik?
Sipas padisë, trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli kishin trashëgimi 1000 metër tokë, por duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, e kanë shtuar tokën e tyre edhe me 4500 metra të tjerë në Gjilekë dhe ia kanë shitur Artan Gaçit.
Gjithçka është bërë edhe me nënshkrimin e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, i cili ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi.
Pas të gjitha këtyre veprimeve të kundraligjshme, Artan Gaçi mundi të përfitonte statusin e investitorit strategjik. Ndërkohë, në kundërshtim me ligjin është edhe Olta Xhaçka, pasi Gaçi e ka përfituar statusin në kohën kur ajo ishte Ministre e Jashtme. Xhaçka, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë.
Beleri e akuzon Jorgo Goron se ka falsifikuar dokumentet, ka shpërdoruar detyrën, akuzë kjo e fundit që e ka ngritur edhe për ish-Minstren e Mbrojtjes, Xhaçka. Për bashkëshortin e kësaj të fundit, së bashku me trashëgimtarin e tokës, Beleri krahas falsifikimit të dokumenteve, i akuzon edhe për veprën penale të Pastrimit të Parave”.
Nëse SPAK zbulon se pretendimet e ngritura nga Beleri janë të vërteta, ish-ministrja Xhaçka, tashmë deputete e Partisë Socialiste, nuk do të humbiste vetëm postin, por së bashku me bashkëshortin Artan Gaçi, ish-kryebashkiakun Goro dhe persona të tjerë të përfshirë në tjetërsimin e pronave do të rrezikonin edhe dënimin me burg.
Ndërkohë që lidhur me këtë lëvizje të SPAK-ut nuk ak munguar një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Teksa ndodhet vetë në telashe me drejtësinë së bashku me dhëndrin, Berisha ka bërë një krahasimt të çështje së Artan Gaçit me atë të Malltezit.
“Ti krahason Artan Gaçin që ka marrë që ka marrë si investitor stagjegjik qindra dhe mijëra metra katrorë tokë publike dhuratë nga ministrja strategjike me Begeda Malltezin që morri tokën e vetë pas 50 vitesh të kofiskuar nga rregjimi komunist. A mund të ketë krahasim këtu? Nuk mund të ketë krahasim. E kam thënë dhe e them mbështes absolutisht çdo veprim të çdo punonjësit të organeve ligjzbatuse, çdo zbatim ligji por zbatim të ndershëm ligjit”, u shpreh Berisha.