Ditën e sotme në gjimnazin ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë u regjistrua një ngjarje e paprecedentë. Një nxënës goditi me karrige mësuesen, duke i shkaktuar plagë kryesisht te krahu.
Ndërkohë që mësohet se mësuesja e shkollës së mesme ‘Hydajet Lezha” i ka tërhequr vëmendje nxënësit dhe në një moment i ka përmendur babain e tij të ndjerë. Në ato çaste duket se nxënësi është prekur dhe situata ka degraduar në dhunë.
Mësuesja është dërguar në spital me lëndime në kokë, ndërkohe mësohet se stafi i shkollës ka bojkotuar mësimin për rreth 45 minuta në shenjë proteste. 16-vjeçari është shoqëruar në komisariat.