Skip to content
Kronikë

U drogua dhe u abuzua në Vlorë? E reja tërheq akuzat: Shkova me dëshirë me 3 djemtë

· 1 min lexim

26-vjeçarja që u përdhunua nga një grup djemsh në Vlorë i ka tërhequr akuzat e saj.

Ajo deklaron se ka kryer marrëdhënie intime me djemtë në dëshirën e saj.
“Unë shkova me dëshirën time, pavarësisht se gjërat rrodhën kështu…”, ka deklaruar vajza.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Oltjan Tahirin, djalin e një personi që ka servis Skafesh në “Triport“, ndërsa janë ndaluar Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti.

Nuk dihet nëse dëshmia e re e saj lidhet me ndonjë presion të mundshëm që mund të jetë ushtruar ndaj saj.  Me këtë dëshmi çështja ka marë një kthesë për sa i përket përgjegjësisë penale të tre të rinjve.